Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për krizën energjetike në vend, duke e quajtur si rezultat të keqmenaxhimit pesëvjeçar të sektorit të energjisë.
Ai tha se qytetarët dhe bizneset po paguajnë çmime të larta për energji, por nuk përfitojnë furnizim të qëndrueshëm dhe siguri energjetike.
Mustafa kërkoi masa emergjente për stabilizimin e furnizimit, transparencë në kontratat e importit dhe një plan të qartë për sigurinë energjetike.
Ai paralajmëroi gjithashtu se PDK do të kërkojë themelimin e një komisioni parlamentar për hetimin e keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit në sektorin e energjisë, me qëllim garantimin e llogaridhënies dhe transparencës ndaj qytetarëve.




