Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon.
Nga ora 18:00 e 13 janarit deri më 16:00 të 14 janarit 2026, janë rinumëruar 64 nga 914 vendvotime, përfshirë Deçanin (5), Gjakovën (15), Gllogocin (6), Gjilanin (13) dhe Dragashin (25).
KQZ bën të ditur se rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën zyrtare për rezultate zgjedhore, menjëherë pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.
Në 10 komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet, ndërsa në 28 komuna të tjera vetëm një pjesë e tyre, pas dyshimeve për mospërputhje të votave ndërmjet kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike. Vendvotimet që po rinumërohen përbëjnë rreth 36% të totalit në nivel vendi.




