Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Në takim u diskutuan zhvillimet politike, zgjedhjet, siguria, marrëdhëniet me BE-në dhe e ardhmja e dialogut.
Osmani theksoi se dialogu duhet të çojë drejt njohjes reciproke dhe se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Ajo përshëndeti heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe ritheksoi nevojën për dhënien e statusit kandidat për Bashkimin Evropian.




