Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pretendoi se delegacioni i PE-së po viziton Beogradin “i paftuar”. Picula sqaroi për televizionin “Nova” se ambasada e Serbisë në Bruksel ishte informuar dhe se delegacioni ka punuar në koordinim me institucionet evropiane në Beograd.
Ai theksoi se takimi ka për qëllim të ofrojë një pamje të drejtpërdrejtë të situatës në Serbi dhe të diskutojë procesin e integrimit evropian, duke përfshirë verifikimin e dokumentit të anëtarësimit.
Picula shtoi se shmangia e bisedës nga autoritetet serbe përbën një humbje mundësie për dialog dhe përballje me pritshmëritë e BE-së, por nuk përbën një trajtim të padrejtë ndaj Serbisë.
Delegacioni i Parlamentit Evropian do të qëndrojë në Beograd nga 22 deri më 24 janar, ndërsa Vuçiq do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ky reagim vjen pas deklaratave të kryekuvendares serbe, Ana Bërnabiq, e cila gjithashtu tha se delegacioni i PE-së vjen pa ftesë dhe se nuk do të takohet me ta.




