Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri ka nisur një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut.
Aktiviteti po zhvillohet në objektin e policisë, ku zyrtarët policorë po dhurojnë gjak si shenjë solidariteti dhe humanizmi.
Përmes këtij aksioni, Policia e Kosovës dëshmon angazhimin e saj jo vetëm për sigurinë publike, por edhe për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.




