Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur që nga mbrëmë rinumërimi i 914 vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri tani janë rinumëruar 91.30% e votave.
Të dhënat paraprake tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 39.33%, e ndjekur nga AAK me 30.75%. PDK renditet e treta me 14.35%, ndërsa LDK ka 11.86% të votave të rinumëruara.




