Driton Selmanaj nga LDK-ja ka uruar drejtorët e rinj të emëruar në bashkëqeverisjen e Komunës së Prizrenit, duke i cilësuar emërimet si dëshmi të besimit dhe përgjegjësisë për të shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe profesionalizëm.
Pozitat drejtuese iu besuan Sylejman Baxhakut (Shëndetësia), Ajlin Shishkos (Kulturë, Rini e Sport), Florent Ukajt (Urbanizim), Nderim Kadriajt (Bujqësi dhe Zhvillim Rural) dhe Fatmir Memajt (Punë dhe Mirëqenie Sociale).
Selmanaj nënvizoi se LDK do të vazhdojë të kontribuojë në qeverisjen lokale me standarde të larta, në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit të qytetit.




