Lajm:
Pas raportimeve për dorëheqjen e Hykmete Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së, ka reaguar analisti Shenoll Muharremi. Ai e ka vlerësuar lart figurën e Bajramit, duke theksuar se ajo udhëhiqet nga parime, integritet dhe profesionalizëm.
Sipas Muharremit, Bajrami është një shembull i rrallë në politikën kosovare dhe model se si duhet të jenë përfaqësuesit politikë.




