Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar për herë të dytë kompanitë publiko-private që të zbatojnë vendimin për pagën minimale prej 425 euro.
Kryetari Jusuf Azemi tha se nëse pagat e janarit nuk ekzekutohen me rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve publike, përfshirë sektorë të ndjeshëm si shëndetësia dhe arsimi.
Vendimi për pagën minimale është marrë nga Qeveria Kurti në fund të vitit 2025.




