I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të punojë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë rezultate që 2025 nuk i dha.
Ai theksoi nevojën që palët të ulen e të bisedojnë, ndërsa një takim do të thirret nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në kohën e duhur.
Sorensen shprehu gjithashtu pritshmëri për formimin e institucioneve në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.




