Policia e Ferizajt ka zbuluar njëmbëdhjetë raste vjedhjesh dhe dëmtim pasurie, të kryera nga një grup të miturish nën moshën 14 vjeç, në periudhën gusht 2024 – janar 2026.
Vjedhjet kanë ndodhur në lokale, markete dhe hapësira banesore, ku janë marrë biçikleta, skuterë, telefona dhe para.
Pesë të mitur janë ndaluar për intervistim, janë sekuestruar disa sende të vjedhura dhe janë njoftuar Qendrat për Punë Sociale dhe prindërit, ndërsa për shkak të moshës, të dyshuarit janë liruar dhe dorëzuar familjeve.





