FC Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin e Benato Bekima Claude, sulmues 19-vjeçar nga Kameruni. Qendërsulmuesi i bashkohet klubit nga FC Riga (Letoni) dhe është pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit.
Klubi vlerëson se Bekima do të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv dhe një investim për të ardhmen e ekipit. Ferizaj i ka uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardhë e kaltër.




