Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me strukturat e partisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak në 27-vjetorin e masakrës, duke nderuar 45 civilët e vrarë nga forcat paramilitare serbe.
Ai theksoi se Masakra e Reçakut ishte një tronditje edhe ndërkombëtare dhe u dokumentua si krim njerëzor, duke nënvizuar se sakrifica e viktimave dhe e popullit të Kosovës për liri e pavarësi nuk do të harrohet kurrë. Abdixhiku ritheksoi se drejtësia për Reçakun do të kërkohet gjithmonë.




