Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Ekonomia Online se po zhvillohet një aksion policor në Zubin Potok.
Sipas Elshanisë, bastisje po kryhen në tri lokacione për dyshime mbi organizimin e lojërave të fatit. Policia ka njoftuar se operacioni është në zhvillim dhe hetimet vazhdojnë.




