Ambasada Britanike në Prishtinë ka nderuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut të vitit 1999. Zëvendës-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke nderuar 45 civilët e pafajshëm të vrarë dhe duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe kërkesat e tyre për drejtësi.
“Nderojmë viktimat e Masakrës së Reçakut dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre në kërkesën për drejtësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.




