Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike në Prishtinë, pas një hetimi intensiv nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.
Rasti kishte ndodhur më 9 janar 2026, ndërsa i dyshuari E.S., 34 vjeç, është identifikuar dhe arrestuar. Pajisjet e vjedhura janë sekuestruar dhe i janë kthyer pronarit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.




