Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se të gjitha produktet e kafesë në Kosovë janë të sigurta për përdorim. Ky konstatim vjen pas analizave laboratorike, të cilat treguan se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar.
AUV kujtoi se më parë kishte marrë një alarm për praninë e akrilamidës në kafetë e eksportuara në Kroaci, veçanërisht brendin “Monaco” nga Devolli Corporation, por kontrollet e kryera brenda vendit dhe për eksport treguan se produktet për konsum janë të sigurta.
Operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë, ndërsa AUV do të vazhdojë monitorimin për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.




