Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Qeverisë për pagën minimale 425 euro nga 1 janari 2026, duke theksuar se institucionet publike dhe kompanitë që ofrojnë shërbime për to duhet të kompensojnë diferencën.
Ai paralajmëroi se, nëse rritja nuk zbatohet, punëtorët teknikë dhe të sigurimit në spitale dhe shkolla mund të ndalojnë punën. Qeveria ka vendosur që paga minimale të rritet në 425 euro nga janari dhe në 500 euro nga korriku 2026.




