Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka përkujtuar 45 civilët e pafajshëm të masakruar në Reçak, duke theksuar se drejtësia për këtë krim dhe për të gjitha viktimat e tjera të luftës në Kosovë mbetet obligim i vazhdueshëm.
Ajo tha se Reçaku dhe masakrat në vende të tjera si Meja, Krusha e Madhe, Izbica e Suhareka dëshmojnë gjenocidin e kryer ndaj popullit të Kosovës. Bajrami falënderoi edhe ata që, sipas saj, ia treguan botës të vërtetën për krimet, përfshirë ambasadorin William Walker dhe gazetarët që i dokumentuan ato.
“Do të kërkojmë dhe do të punojmë pa u ndalur për drejtësi për Reçakun dhe për të gjitha viktimat e tjera”, ka theksuar Bajrami




