Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar një foto me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, gjatë homazheve për 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe.
Ajo e shoqëroi postimin me mesazhin: “Në përqafimin e historisë dhe mirënjohjes!”, duke vlerësuar rolin historik të Walker në dokumentimin e krimeve dhe ndërgjegjësimin ndërkombëtar.




