Deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerët e UÇK-së, do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt
Gjykata Speciale në Hagë njoftoi se deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt.
Fillimisht do të flasë Prokuroria, më pas Mbrojtja e Viktimave dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve, ndërsa Trupi Gjykues do të parashtrojë pyetje më 16 shkurt.




