Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se protestat aktuale në Iran përbëjnë kryengritjen më të madhe politike të dy dekadave të fundit dhe një momentum historik për ndryshim.
Ai tha se, bazuar në kontaktet me diasporën iraniane, ekziston vendosmëri reale për transformim politik, sidomos në një kohë kur Irani po humb ndikimin rajonal.
Hoxhaj vlerëson se rikonfigurimi gjeopolitik në Lindjen e Mesme krijon hapësirë për veprim më të qartë të Perëndimit, ndërsa paralajmëroi se viti 2026 mund të jetë i vështirë për Ballkanin dhe Kosovën për shkak të ndryshimeve politike në Evropë.




