Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, priti ambasadoren e Estonisë në Kosovë, Karin Maandi, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në rajon dhe u theksua përkushtimi i KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës.




