Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bëri homazhe për 45 civilët shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, duke e cilësuar këtë masakër si dëshmi të qartë të krimeve gjenocidale të shtetit serb në Kosovë.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për William Walker për rolin e tij në ndërgjegjësimin ndërkombëtar dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.




