Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Jashari, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës gjatë vizitës zyrtare në SHBA.
Ai njohu nga afër kapacitetet e bazës, përfshirë helikopterët Black Hawk dhe procedurat e trajnimit, mirëmbajtjes dhe inspektimeve.
Gjeneral Jashari dhe homologu Osborn ranë dakord për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve të aviacionit në FSK. Ai vlerësoi profesionalizmin e stafit dhe falënderoi për gatishmërinë për të ofruar mbështetje për FSK-në.





