Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me drejtoreshën e QKK-së, Blerta Zeqiri, pritën producentë ndërkombëtarë që po shqyrtojnë Ballkanin për projekte filmike.
Ata u njohën me Ligjin e ri të Kinematografisë, lehtësitë për prodhime ndërkombëtare dhe potencialin e vendit për xhirime, duke hapur mundësi për bashkëpunime konkrete me producentët vendorë.




