Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendimeve të KQZ-së për vendvotimet e caktuara. Nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026, deri të enjten më 15 janar, ora 16:00, janë rinumëruar 158 nga gjithsej 914 vendvotime.
Vendvotimet e rinumëruara i përkasin komunave të ndryshme, përfshirë Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug. Në 28 komuna të tjera, rinumërimi do të përfshijë rreth 10% të vendvotimeve.
Rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi do të publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/
, në hapësirën QNR > Rinumërim.
Ky proces ka për qëllim garantimin e transparencës dhe saktësisë së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.




