Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha kanë nderuar 45 viktimat e Masakrës së Reçakut, në 27-vjetorin e saj, duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial.
Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori William Walker, i cili edhe këtë vit u bashkua në kujtimin e civilëve shqiptarë të masakruar nga forcat paramilitare serbe, një ngjarje që tronditi opinionin ndërkombëtar.




