Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak në 27-vjetorin e Masakrës, ku 45 shqiptarë u masakruan nga forcat serbe.
Kurti theksoi se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i Serbisë ndaj shqiptarëve janë dokumentuar ndërkombëtarisht përmes veprimit të ambasadorit William Walker.
Ai u zotua se Kosova do të vazhdojë të angazhohet për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë dhe për t’i ndëshkuar për mizoritë e kryera, duke nderuar kujtimin e viktimave dhe dëshmorëve të kombit.




