Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, po merr pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA), që po mbahet në Berlin, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.
Gjatë tri ditëve të forumit, Demelezi, së bashku me delegacionin e MBPZHR-së, po përfaqëson Kosovën në diskutimet mbi sfidat globale të bujqësisë, zhvillimin e qëndrueshëm, sigurinë ushqimore dhe politikat bujqësore.
Delegacioni i Kosovës do të prezantojë të arriturat dhe sfidat e vendit në sektorin e bujqësisë, ndërsa forumi shërben si platformë për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm bujqësor.




