Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është paraqitur sërish para Gjykatës së Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas PSRK-së, Krasniqi dyshohet se i ka shkaktuar KEK-ut rreth 3 milionë euro dëm përmes tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licencuar për veprimtari në Kosovë.




