Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, duke nderuar 45 viktimat e masakruara nga forcat serbe.
Osmani theksoi se dhimbja për këtë krim mbetet e freskët dhe se Serbia, edhe pas 27 vitesh, vazhdon të mohojë krimet, duke treguar të njëjtën mendësi shfarosëse.
Ajo u shpreh se themelet e shtetit të Kosovës janë forcuar nga sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, dhe se Kosova do të vazhdojë të mbrojë të vërtetën për Reçakun dhe krimet e tjera të luftës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.




