Tifogrupi “Plisat” ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së kryetarit të ri të Sigal Prishtinës, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm, të dhunshëm dhe pa transparencë.
Ata thonë se zgjedhja u bë në një kuvend të fshehtë, pa garë dhe pa vizion për të ardhmen e klubit. Plisat akuzojnë drejtuesit për keqmenaxhim dhe shkatërrim të klubit ndër vite, ndërsa emërimin e Bekë Berishës e quajnë joprofesional dhe pa lidhje me klubin.
Tifogrupi ka bërë të ditur se nuk e mbështet kryesinë aktuale.




