Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se nga 1 deri më 14 janar, gjatë zbatimit të planit operativ “Sezoni dimëror”, janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Sipas statistikave, sfidë mbetet numri i madh i automjeteve të paregjistruara – gjithsej 353 – të cilat qarkullojnë pa kontroll teknik, duke rrezikuar sigurinë në rrugë. Përveç kësaj, shumë gjoba janë shqiptuar për tejkalim shpejtësie, veçanërisht gjatë kushteve dimërore.
Policia apelon te shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe paralajmëron se aktivitetet e Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor-Prishtinë do të vazhdojnë për të garantuar sigurinë në rrugë.




