Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka deklaruar se mohimi i Masakrës së Reçakut përbën krim të vazhdueshëm.
Duke përkujtuar 27-vjetorin e masakrës, ai theksoi se civilët shqiptarë u vranë nga forcat serbe dhe se bota demokratike reagoi për t’i dhënë fund regjimit serb në Kosovë, duke shtuar se e vërteta e Reçakut nuk duhet harruar kurrë.




