Analisti politik Arbnor Sadiku ka reaguar për situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pozitën e kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku.
Sipas Sadikut, Abdixhiku duhet të jetë i kujdesshëm me mbështetjen që po i ofrohet në këtë periudhë. “Ata që po rrahin krahët në këto momente të vështira për të dhe për LDK-në nuk janë miqtë e tij”, ka shkruar ai.
Sadiku thekson se nuk ekziston një fushatë kundër Abdixhikut dhe as mediat nuk janë kundër tij. Problemi kryesor mbetet rezultati i dobët zgjedhor që LDK-ja ka arritur së fundmi, i cili sipas tij është sfida më e madhe për partinë.




