Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se pret përparim konkret drejt së ardhmes evropiane të Kosovës. Pas takimeve të zhvilluara në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe liderë partiakë, ai theksoi se ka pasur diskutime të hapura për hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sorensen në platformën X, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin e tij në Kosovë.




