Deputetja Jeta Statovci ka reaguar ndaj sulmeve politike kundër Donika Gërvallës, duke thënë se ato lidhen me mbështetjen e madhe qytetare që ajo mori në zgjedhje, mbi 153 mijë vota, dhe zërat për një kandidaturë të mundshme për Ministre të Drejtësisë.
Statovci theksoi se po keqpërdoret një intervistë e vjetër dhe se Gërvalla mbetet një nga figurat politike më të fuqishme dhe më të mbështetura në Kosovë.




