Një taksist rreth 55-vjeçar është gjetur i vdekur në automjetin e tij në Prizren.
Policia njofton se në ekzaminimin fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejshëm.
Rasti po hetohet si “Hetim i Vdekjes” në bashkëpunim me Prokurorinë.




