Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar për Reuters se është Ukraina, respektivisht presidenti Volodymyr Zelensky, ajo që po pengon arritjen e një marrëveshjeje paqeje, e jo Rusia.
Sipas Trumpit, presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm ta përfundojë luftën, ndërsa Zelensky po tregohet më i rezervuar.
Këto deklarata bien ndesh me qëndrimin e aleatëve evropianë dhe raportet e inteligjencës amerikane, të cilat paralajmërojnë se Moska ende nuk ka hequr dorë nga synimet e saj në Ukrainë.




