Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale, po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë vendin.
Sipas analizave të datës 15 janar 2026, uji në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjakovës është brenda standardeve të lejuara.
Megjithatë, në Gjilan dhe Pejë janë evidentuar disa problematika specifike, për të cilat IKSHPK po merr masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë.




