Kuvendi i Komunës së Shtimes i ka ndarë ambasadorit William Walker titullin nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ky nderim u akordua për kontributin historik të Walker në zbardhjen e së vërtetës mbi masakrën e 15 janarit 1999 dhe për lidhjen e tij të vazhdueshme me Shtimen dhe banorët e saj.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahman Jakupi, theksoi se Walker është pjesë e historisë dhe e së vërtetës së Reçakut, ndërsa titulli përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial të komunës.




