Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është zbuluar një rast i deklarimit të pasaktë të mallrave, ku produkte farmaceutike të gatshme për shitje me pakicë ishin deklaruar si lëndë e parë për prodhim.
Me këtë veprim është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së dhe nuk është paraqitur dokumentacioni përkatës ligjor.
Vlera e mallrave kap rreth 49,000 euro dhe rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.




