Instituti GAP ka publikuar të dhëna mbi tregtinë e jashtme të Kosovës për vitin 2025, duke treguar produktet kryesore të eksportit dhe importit dhe peshën e tyre në ekonominë vendore. Eksportet kryesore të Kosovës përfshijnë produkte si plastika (~56 milionë euro), energjia elektrike (~55 milionë euro) dhe pijet joalkoolike (~54 milionë euro), si dhe mobilje, konstruksione çeliku dhe tekstile të tjera. Ndërkaq, importet dominohen nga veturat (~651 milionë euro), derivatet e naftës (~560 milionë euro) dhe energjia elektrike (~259 milionë euro), së bashku me cigare, medikamente dhe produkte të tjera konsumit të përditshëm. Të dhënat e GAP theksojnë një diferencë të madhe midis importeve dhe eksporteve, me vlerën totale të importeve dukshëm më të lartë se ajo e eksporteve gjatë vitit 2025.




