Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e fletëvotimeve në 18 komuna, ndërsa procesi vazhdon në Prishtinë dhe Prizren. Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, deri tani janë rinumëruar mbi 260 nga 914 vendvotime të planifikuara, që përbëjnë rreth 29% të totalit. Vendimi për rinumërime shtesë do të varet nga gjetjet gjatë procesit.




