Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka paralajmëruar se në një të ardhme shumë të afërt do të ngrihet aktakuzë për masakrën e Familjes Jashari në Prekaz.
Ai ka bërë të ditur se janë lëshuar urdhër-arreste për të gjithë personat e përfshirë në aktakuzën për Masakrën e Reçakut, duke shtuar se është kërkuar bashkëpunim juridik edhe nga Serbia, ndonëse autoritetet kosovare janë të vetëdijshme për mungesën e përgjigjes nga pala serbe.




