Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se ka tërhequr licencat e 16 mësimdhënësve, pas një inspektimi tematik të kryer nga Inspektorati i Arsimit në një shkollë të Rahovecit, ku është konstatuar mospërfillje e procedurave ligjore. Bazuar në gjetjet e inspektimit, janë dhënë rekomandime për institucionet përkatëse dhe raporti me gjetjet është dërguar Komunës së Rahovecit, ndërsa Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka vepruar në përputhje me kompetencat ligjore për të tërhequr licencat
Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, e ka shoqëruar vendimin me mesazhin “Ligjshmëri dhe standarde në arsim”, duke theksuar se procesi i licencimit dhe rilicencimit mbetet një mekanizëm kyç për garantimin e cilësisë dhe standardeve profesionale në arsim. MAShTI tha se do të vazhdojë monitorimin dhe ndërhyrjen në çdo rast të shkeljes për të siguruar transparencë, barazi dhe integritet institucional




