Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, i cili do të realizohet në disa faza.
Sipas tij, në fazën e parë, deri më 15 mars, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese për rregullat dhe procedurat e reja. Pas kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i ligjeve.




