Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar për marrjen e vendimit për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.
Ai ka theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike.
Peci u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i uzurpojnë hapësirat komunale, duke paralajmëruar se shfrytëzimi i kundërligjshëm i tyre do të sjellë pasoja ligjore.




