Sipas përditësimit më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë dhe në normalitet, pa kolona të gjata të automjeteve. Udhëtarët dhe mërgimtarët që hyjnë ose dalin nga Kosova po përballen me pritje të shkurtra prej rreth 3–5 minutash në shumicën e pikave kufitare. Këto kohë pritjeje vlejnë si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi.




